Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, ka nisur dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, ku po gjykohet ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-krerë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rubin u ftua nga mbrojtja për të dëshmuar mbi periudhën e Rambujesë dhe marrëdhëniet e para me Thaçin.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit Gregory Misetiq, Rubin tregoi se njohja me Thaçin filloi gjatë konferencës së Rambujesë, në vitin 1999.
Ai kujtoi se, me kërkesë të sekretarit të atëhershëm amerikan të Shtetit, Madeleine Albright, kishte kaluar shumë kohë me Thaçin për ta njohur nga afër dhe për të krijuar besim të ndërsjellë.
Sipas tij, Albright e konsideronte të domosdoshme krijimin e një raporti të afërt, pasi delegacioni i Kosovës në Rambuje ishte thelbësor për arritjen e marrëveshjes së paqes.
“Albright e vërejti që ai më njohu, ajo ishte e zonja në marrëdhëniet njerëzore, dhe më tha bisedo dhe njihu me të…
Sepse unë s’e njihja, e ne donim të dinim pak më shumë kush ishte udhëheqës i delegacionit, që ne donim të ishin në marrëveshje të paqes. Njihu me të, më tha, dhe kështu bëra. Për ato 2 javë qëndrova me të… Albright mendonte se ishte e dobishme, dhe unë i njihja përpjekjet e saj më mirë se dikush tjetër, dhe ajo donte që unë ta njihja atë, që të bëhesha koleg, mik e shok diplomatik. Dhe për këtë kalova aq shumë kohë me të”, ka thënë Rubin.