Januzi për incidentin në Trepçë: Në mungesë të kushteve, minatorët po i bartin pasojat

"Zëri jonë po heshtet, kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së kushteve elementare, për të cilat pasojat po i vuajnë minatorët", ka thënë kryesindikalisti i minatorëve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi, për minatorët e lënduar

Kryesindikalisti i minatorëve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi, ka thënë se 11 minatorët që u lënduan nga acidi sulfurik të mërkurën në minierën e Trepçës, janë liruar nga Spitali i Mitrovicës, ndërsa dy janë ende duke u trajtuar, për shkak të lëndimeve më serioze në sy, por që janë jashtë rrezikut për jetë.

Në një lidhje telefonike për Radio Dukagjinin, Januzi ka thënë se incidenti i djeshëm ka ndodhur gjatë transportimit të acidit që shërben për pastrimin e gypave, ku si pasojë 13 minatorëve u ka rënë acidi sulfurik.

“Ka qenë një aksident gjatë transportimit të acidit që shërben për pastrimin e gypave, ku është derdhur acidi sulfurik dhe kanë marrë lëndime 13 minatorë, ku dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë. Të tjerët që janë liruar kanë probleme me frymëmarrje, ndërkaq këta dy kanë lëndime më të rënda në sy, shpresojmë të tejkalojnë këtë dhe të i kthehen normalitetit”, ka thënë Januzi.

Ai ka thënë se për shkak të mungesës së kushteve në minierë, minatorët po i bartin pastaj pasojat.

“Zëri jonë po heshtet, kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së kushteve elementare, për të cilat pasojat po i vuajnë minatorët”, ka vijuar ai.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve relevante që të mos vizitojnë minatorët vetëm në momente kritike, por të reflektojnë dhe të investojnë në minierën e Trepçës.

Ndryshe, dje rreth orës 13:00, ka ndodhur një incident në Minierën e Trepçës, ku ka pasur rrjedhje kimike të acidit sulfurik, dhe si pasojë janë lënduar 13 minatorë.

12 minatorë lëndohen nga acidi sulfurik, dy prej tyre me lëndime serioze në sy

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika