Jasharaj: Në vikend mund të arrihet marrëveshja nëse Qeveria nuk këmbëngul

Pas takimit në Këshillin Ekonomik Social, Rrahman Jasharaj është shprehur optimist që në këtë vikend mund rë arrihet marrëveshje nëse Qeveria nuk këmbëngul. Nëse jo, Jasharaj ka thënë se do të kenë një situatë që nuk e ndryshojnë

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se pret nga qeveria të ketë parasysh kërkesat e sindikave dhe të mos këmbëngul në përmbushjen e tyre.

Pas takimit në Këshillin Ekonomik Social, Jasharaj është pyetur se a “do të lëshojnë pe” në kërkesën e tyre për 100 euro dhe ai është shprehur optimist pas këtij takimi se në vikend do të arrihet marrëveshja.

“Nuk mund të flas tani se janë njerëzit tjerë që i bëjnë këto planifikime dhe unë besoj që BSPK është e gatshme për dialog. Çfarëdo të bëjë konkretisht unë nuk mund të them se është ekipi i ekspertëve”, tha Rrahman Jasharaj.

Kryetari i SBAShK-ut ka shtuar se nëse dy palët janë për dialog, e shtunja dhe e diela mund të sjellin edhe ndryshime. “Nëse jo, atëherë fatkeqësisht do të kemi një situatë që nuk e ndryshojmë as ne”, ka thënë Jasharaj.

“Ishte takim i vështirë, vet fakti që Këshilli Ekonomik nuk është takuar tash e katër muaj, ka pasur tema që janë grumbulluar dhe kishte tema të tjera. Kërkesa jonë është që ulen të shtunën dhe të dielën”, shtoi ai, raporton kp.

Të pranishëm në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Social me sindikatat ishin edhe ministri i Financave, Hekuran Murati dhe minsitrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika