Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nicolas Guillou

Dorëheqja e gjykatësit, Nicolas Guillou sipas njoftimit të DHSK-së vjen pasi ai u zgjodh gjykatës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Sot, Gjykatësi i Dhomave të Specializuara në Hagë, Nicolas Guillou, ka dorëzuar dorëheqjen e tij.

Kështu kanë njoftuar Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Dorëheqja e gjykatësit vjen pasi ai u zgjodh gjykatës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Ndërkohë Dhomat e Specializuara kanë njoftuar edhe për emërimin e gjykatëses së re në vend të Guillou, e ajo është francezja, Marjorie Massellot.

“Kryetarja Trendafilova e përgëzoi gjykatësin Guillou për zgjedhjen dhe i shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në përmbushjen e mandatit të DHSK-së me, ndër të tjera, punën e tij si Gjykatës i Procedurës Paraprake dhe Gjykatës i Vetëm”, thuhet në njoftimin e DHSK-së.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika