Jep dorëheqje kreu i policisë kufitare, pas hyrjes pa asnjë kontroll të patriarkut serb Porfirije në Mal të Zi

Vasko Akoviq ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të policisë kufitare. Dorëheqja e Akoviq vjen pas moskontrollit dhe mosevidentimit të hyrjes së patriarkut serb Porfirije në Mal të Zi, një ditë më parë kur edhe u nënshkrua Marrëveshja Themeltare mes qeverisë malaziase dhe Kishës Ortodokse Serbe

Hyrja e patriarkut serb në Mal të Zi, pa procedurë zyrtare, e ka dëmtuar shefin e policisë kufitare Vasko Akoviç.

Vasko Akoviç ka vendosur të heqë dorë nga pozita e shefit të policisë kufitare, përcjell mediumi malazias CDM.

Shefi i policisë kufitare malaziase, Vasko Akoviç

Lajmin e ka bërë të ditur motra e Akoviç.

Përmes një postimi ajo është shprehur se, “Vëllai im Vasko Akoviç dha dorëheqjen sot sepse kolegët e tij, të cilët kishin atë shef, i punonin pas shpine dhe organizuan hyrjen e paligjshme të patriarkut në Mal të Zi pa procedurë zyrtare…”.

Postimi i Marina Akoviç

Lidhur me dorëheqjen e tij ka komentuar edhe kryetari i komitetit Malazez të Helsinkit, Miodrag Vllahoviç.

Ai ka shprehur respektin e tij ndaj Akoviç për vendimin e marrë.

“Kreu rajonal i policisë kufitare, Vasko Akoviç, ka dhënë sot dorëheqje nga ajo pozitë, për shkak se Patriarku i Kishës së Serbisë, Porfirije Periq ka hyrë në Mal të Zi dhe ka dalë me të gjithë delegacionin pa asnjë kontroll dhe regjistrim. Respekt i madh për këtë njeri”, ka shkruar Vlahoviç në Twitter.

Nënshkruhet Marrëveshja Themelore mes Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika