Jep dorëheqje kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne

Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne, ka dhënë dorëheqje pas më pak se dy vjet në këtë post, pas raportimeve se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është i vendosur të bëjë riorganizim para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian

Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne, ka dhënë dorëheqje pas më pak se dy vjet në këtë post.

Siç raporton BBC, dorëheqja e saj vjen pas raportimeve se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është i vendosur të bëjë riorganizim para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian këtë vit.

Në deklaratë, Macron tha se Borne ka treguar “kurajë, përkushtim dhe vendosmëri” gjatë kohës sa ishte kryeministre.

Nuk dihet ende se kush do të jetë pasardhës i saj.

Borne do të qëndrojë në post derisa një kryeministër i ri të marrë detyrën, thuhet në një deklaratë nga Pallati Elysee.

Ajo ishte kryeministrja e dytë femër e Francës dhe me shërbimin më të gjatë, pas Edith Cresson, e cila shërbeu në rolin e François Mitterrand nga 1991-92.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika