Juliana Pasha do të performojë sonte në stadiumin “Air Albania”

Performanca direkte në stadiumin "Air Albania" do të përfaqësohet nga këngëtarja Juliana Pasha, si dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve do të mbajë paraqitje në mes të dy pjesëve

Shqipëri-Ishujt Faroe luhet sot në 20:45 në “Air Albania”, për ndeshjen e fundit kualifikuese të “Euro 2024” në grupin E.

Tanimë të kualifikuar për në fazën finale të “Gjermani 2024”, mbrëmja e sotme do të jetë festive për 22 mijë shqiptarët në stadium.

Ndërkohë është zbuluar edhe programi festiv i mbrëmjes së sotme. Gjithçka nis në orën 17:45, kur bëhet futja e tifozëve në stadium, duke vijuar më pas me koreografinë para ndeshjes.

Në pushimin në mes të pjesëve do të ketë një performancë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve, teksa pas ndeshjes burime ekskluzive për “Iconstyle” bëjnë me dije se do të jetë e ftuar edhe këngëtarja Juliana Pasha.

Gjithashtu, lojtarët do të dalin në fushë për të përshëndetur tifozët.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika