Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit

Falë investimit prej 10,000€ të Jumbos, 200 fëmijët e kopshtit kanë hapësira të ngrohta dhe të dedikuara për argëtimin e tyre të përditshëm. Tashmë, procesi i tyre edukativ kryhet në mënyrë më të plotë dhe komode

Sot punonjës të stafit të Jumbos, së bashku me fëmijët e tyre vizituan sot ambientet e kopshtit “Gëzimi Ynë” në Mitrovicë.

Tashmë 1 vit pas restaurimit të realizuar nga Jumbo, kopshti “Gëzimi Ynë” nuk është më si në gjendjen e mëparshme.

Falë investimit prej 10,000€ të Jumbos, 200 fëmijët e kopshtit kanë hapësira të ngrohta dhe të dedikuara për argëtimin e tyre të përditshëm. Tashmë, procesi i tyre edukativ kryhet në mënyrë më të plotë dhe komode.

Që nga hapja e dyqanit të parë në Fushë Kosovë dhjetë vite më parë, Jumbo ka vendosur standarde në industri, duke patur rritje të vazhdueshme.

Ajo ripohon përkushtimin e saj për të patur një ndikim pozitiv jo vetëm në ofrimin e produkteve cilësore Europiane për klientët e saj, por edhe tek komunitetet të cilave u shërben.

Jumbo ka të punësuar rreth 250 punonjës dhe është e pranishme që prej vitit 2014 në Kosovë, me dyqane në Central Park, Prizren, Albi Mall, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë.

“Sot kaluam një paradite shumë të këndshme me fëmijët e kopshtit “Gëzimi Ynë”. Unë jam pjesë e Jumbo-s prej dhjetë vitesh dhe jemi të gëzuar që u bëmë pjesë e një prej shumë projekteve të komunitetit, në të cilat kompania ka investuar.” – shprehet një prej punonjësve te Jumbo-s.

Në kuadër të përgjegjësisë ndaj komunitetit, projektet e mbështetura nga Jumbo kanë qenë investime të fokusuara në mirëqenien apo edukimin e fëmijëve dhe investime të ngjashme do të vijojnë çdo vit. Në bashkëpunim me organizata të njohura dhe me pjesëmarrjen e punonjësve të vetë kompanisë, Jumbo ka krijuar kushte të përshtatshme edukimi dhe rritjeje për grupmosha të caktuara ndër vite.

Një tjetër punonjëse e pranishme shprehet se: “Jemi të lumtur që jemi pjesë e angazhimit të kompanisë për përgjegjësinë ndaj komunitetit. Ishte një moment shumë i bukur, të cilën e ndava edhe me fëmijët e mi sot, pasi pamë punën e të gjithëve të bërë realitet.”

Jumbo është një markë lider në sektorin e saj, për shkak të gamës së gjerë me mbi 30,000 produkte. Jumbo nuk është vetëm një dyqan që ofron alternativa të pafundme, me çmime të arsyeshme dhe cilësi europiane, por gjithashtu garanton edhe një eksperiencë të pakrahasueshme blerje për çdo konsumator.

JUMBO është pjesë e Grupit BALFIN, një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika