Ka apo jo elemente ekzekutive draft-statuti i Asociacionit?

Profesori Bujar Dugolli ka thënë se ky draft-statut i Asociacionit nuk ka elemente ekzekutive të pushtetit jashtëkomunal. Por, kështu nuk mendon edhe avokati Valdet Hoxha

Ndonëse profesori Bujar Dugolli e konsideron që draft-statuti i fundit i Asociacionit të Komunave më Shumicë serbe është më i avancuari që ka qarkulluar deri më tani, për avokatin Valdet Hoxha, i njëjti draft përmban elemente ekzekutive.

Në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, profesori Dugolli ka thënë se ky draft-statut i Asociacionit nuk ka elemente ekzekutive të pushtetit jashtëkomunal.

Por, kështu nuk mendon edhe avokati Hoxha.

“Për serbët çdo dokument që nuk nënshkruhet nga ta, nuk është i vlefshëm. Në vazhdimësi e kundërshtojnë nënshkrimin dhe japin premtime të rreme gojore se përkrahin marrëveshjet dhe janë të gatshëm për t’i zbatuar, ndërsa në praktikë i sfidojnë edhe ato pak premtime që i kanë bërë nga procesi i dialogut ndërsa vazhdojnë ta sulmojnë Kosovën gjoja kjo e fundit nuk po i mbështet marrëveshjet e Brukselit. Kjo është një lojë e Vuçiqit, i cili po vazhdon në avazin e vjetër dhe nuk pritet që para se të përfundojnë zgjedhjet atje që të ketë ndonjë lëvizje. Në raportime atë që kanë qarkulluar edhe drafte të tjera, mendoj që ky i publikuari nga z. Ramadani, mendoj që është drafti më i avancuar që ka qarkulluar deri më tani. Ky nuk është përfundimtari dhe nuk është draft-statut as i Albin Kurtit, as i Qeverisë së Kosovës, por i BE-së që mbështetet edhe nga SHBA-të”, thotë Dugolli.

Sipas Dugollit, me këtë draft, komunave nuk u merret asnjë kompetencë për t’ia bartë ndonjë institucioni tjetër.

“Nuk ka elemente ekzekutive të pushtetit jashtëkomunal. Komunat kanë pushtet ekzekutiv mbi të drejtën e ligjit për vetëqeverisje lokale, por nuk kanë pushtet ekzekutiv mbikomunal. Me këtë draft, komunave nuk i merren asnjë kompetencë për t’i bartë në ndonjë institucion tjetër. Nuk mund t’i merren kompetencat komunës dhe të koncentrohen në një mekanizëm që nuk është komunë. Ka një rol koordinues të ndërveprimit komunal. Nuk ka asgjë nga ajo që i lejohet me Kushtetutë dhe me ligjin e vetëqeverisjes lokale dhe të gjitha ato që thirren janë në përputhje me këtë”, shtoi ai.

Kurse, avokati Hoxha thotë se fatkeqësisht përgjigjja është “po”.

“Ka elemente ekzekutive, fatkeqësisht po, se ndryshe nuk do të ishte ky vrull kaq i madh. Nëse e shohim draftin deri në këtë fazë i ka simbolet, flamurin, stemën, kuvendin, mundësi vija direkte të financimit nga Serbia në kuptim të ndihmës është e kamufluar si e tillë, ka aftësi të hapjes së zyrave ndërlidhëse, dhe të gjitha këto nuk do të kishin kuptim pa një pushtet ekzekutiv”, thotë Hoxha.

Sipas tij, duhet të luftohet që të ndryshohet, të amendamentohet në të mirë të funksionimit të shtetit.

“Të kihet kujdes në detaje, sepse mjafton një nen i cili i jep të drejtë kuvendit që përmes ligjeve speciale t’i amandamentojë përbërjen e statutit dhe pastaj mund të vijmë në një situatë hipotetike…”, tha ai.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika