Toci: Vizita e presidentit kinez në Serbi nuk është vetëm vizitë me qëllim ekonomik por edhe politik

Presidenti kinez, Xi Jinping, pritet të vizitojë Serbinë, koloneli shqiptar në Estoni, Çlirim Toci në lidhje me këtë vizitë tha se interesat kineze në Ballkanin Perendimor janë të lidhura gjithmonë me Serbinë

Çlirim Toci, koloneli shqiptar në Estoni

Presidenti kinez, Xi Jinping, do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë nga data 5 deri më 10 maj.

Çlirim Toci, koloneli shqiptar në Estoni, në emisionin “Five”, ka thënë se interesat kineze në Ballkanin Perëndimor janë të lidhura gjithmonë me Serbinë.

“Interesat kineze në Ballkanin Perendimor janë të lidhura gjithmonë me Serbinë, Serbia është vendi që ka thithur më shumë investime kineze ka një marëdhënie të ngushtë sidomos në fushën ushtarake,” tha Toci.

Toci tha se Kina përpos interesave ekonomike ka edhe interesa politike.

“Serbia ka blerë një numër armatimesh dhe sistemesh nga Kina pot ë njejtën kohë ka edhe interesa politike kto interesa politike të Kinës nujk janë të shtrira vetëm në Serbinë por shkojnë edhe më gjërë,” ka thënë Toci.

Presidenti kinez do të vizitojë Francën, Serbinë e Hungarinë

Sipas Tocit kryeministri grek bëri bisedë me Vuçiqin e kjo bisedë ka të bëjë me rrugën hekurudhore që financohet nga qeveria kineze e cila poashtu kalon nëpër Serbi.

“Kina ka interesa ideja e asaj të një shteg kalon dhe shtrihet edhe nëpër rajonin e Ballkanit Perëndimor, para disa ditësh në Athinë ishte kryeministri i Greqisë bëri një bisedë me Vuqiqin dhe bëri një bisedë që lidhet me një koridor që thiret koridori 10 bëhet fjalë për rugën hekurodhore, kjo rrugë hekurudhore po financohet nga qeveria kineze dhe i intereson atyre pasi bën lidhjen e portit të Pireut i cili është në pronësi të qeverisë kineze që është një pikë lidhëse që kalon nëpër Serbi që dihet dhe njihet për qendrimet e saj pro Pekinit,” shtoi Toci

Ky koridor do të bënte lëvizjen e produkteve të prodhuara në Kinë dhe do të arrijë në Evropën Qendrore në një kohë më të shkurtër sipas Tocit.

“Vizita e presidentit Xi Jinping nuk është vetëm një vizitë me qëllim ekonomik ka dhe një qëlllim politik, Kina do ta firmojë vetën e saj në momentin e luftës  ndërmjet Rusisë dhe Kinës, flitet që Rusia ka një avantazh të lehtë në terren dhe Kina do ta shfrytëzojë këtë moment që të përdoret nga evropianët perëndimorë dhe SHBA si negociatore,” tha Toci.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika