Ka filluar tërheqja e pakove me fletëvotime nga jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka filluar procesi i tërheqjes së pakove të supozuara me fletëvotime që i përkasin votimit përmes postës nga jashtë Kosovës, në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave.

Sipas KQZ-së, tërheqja e pakove po bëhet nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, ku qytetarët me të drejtë vote kanë dërguar fletëvotimet e tyre. Pas arritjes në Kosovë, këto pako do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar tërheqja e pakove të supozuara me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave.

Tërheqja e pakove me fletëvotimve do të bëhet nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, të cilat pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohn procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Gjatë procesit të regjistrimit, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave është: 29,725″, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika