“Ka nevojë për inspektorë” – Jasharaj kundërshton testimin e mësimdhënësve

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka kundërshtuar vendimin për testim të mësimdhënësve dhe ka propozuar rritjen e numrit të inspektorëve të arsimit si një alternativë për të përmirësuar cilësinë e arsimit

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka shprehur qëndrimin e tij ndaj çështjes së inspektorëve të arsimit dhe testimit me shkrim të mësimdhënësve.

Në reagimin e tij dërguar mediave, Jasharaj ka kritikuar Ministrinë e Arsimit dhe ka theksuar se SBASHK-u është kundër testimit të mësimdhënësve, duke përmendur nevojën për më shumë inspektorë të arsimit.

“SBASHK-u ka kundërshtuar arsyeshëm dhe fuqishëm e me plot argumente tendencat e individëve e institucioneve për organizimin e testitit me shkrim për njohuritë e punëtorëve të arsimit dhe ka kërkuar vazhdimisht që të shtohet numri i inspektorëve të arsimit, por jo me çfarëdo kuadrosh, po me individë me tituj të lartë arsimorë dhe me një përvojë shumëvjeçare në arsim, gjatë secilës, ai është dëshmuar me arritje e suksese të larta në arsimimin dhe edukimin e brezave”, ka shkruar Jashraj në një shkrim dërguar mediave.

“Një konkurs i dështuar dhe një tjetër ‘i suksesshëm’ i MASHTI-t e i shpallur nga dikush tjetër, vështirë se do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë në arsim”, ka shkruar tutje ai.

Ai ka bërë dallimin midis detyrave të inspektorëve të arsimit dhe detyrave të inspektorëve në sektorë të tjerë, duke theksuar që inspektorët e arsimit duhet të kenë tituj të lartë arsimorë dhe përvojë të gjatë në arsim.

Kryetari i SBASHK-ut ka shpjeguar se detyrat e inspektorëve të arsimit përfshijnë monitorimin e punës së mësimdhënësve dhe ofrimin e këshillave konkrete për përmirësim.

Ai ka theksuar se inspektorët e arsimit duhet të jenë të dëshmuar për kontributin e tyre në arsimimin e brezave dhe të mos kenë afërsi politike.

“Ky inspektor nuk guxon të jetë afër ndonjë subjekti politik, por duhet të jetë i dëshmuar se për arsimimin e brezave ka dhënë gjithë kontributin e mundur. Të tillët na duhen në shkolla e në klasë dhe me të tillët do të përmirësohej në vazhdimësi cilësia në arsim, sepse mësimdhënësit do të ndihmoheshin që të jenë edhe më të mirë nesër sesa janë sot. Në të kundërtën e kësaj, inspektorë të rekrutuar me ngritje më të ulët arsimore dhe me përvojë e arritje më të vogla se mësimdhënësi që do ta monitorojnë irriton dhe krijon situata debatesh e përplasjes mes mësimdhënësit dhe inspektorit apo ‘ekspertit të arsimit’, siç mundohet t’i quajë dikush”, ka shkruar ndër të tjera Jasharaj.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika