“Ka trajnera që ta lënë flejt në Kosovë”, “Mos t’na shet moral”: “Shpërthejnë” Sokoli dhe Statovci pas deklaratës së Vavalis

Bylbyl Sokoli dhe Faruk Statovci kanë kritikuar ashpër trajnerin e Dritës, Akis Vavalis, pas deklaratës së tij 'thumbuese' ndaj panelistëve në emisionet sportive në Kosovë

Trajneri i Dritës, Akis Vavalis, kishte thënë në ATV se në emisionet televizive të sportit në Kosovë flitet pa analizuar formacione, taktike apo gjëra të tjera që shkojnë gabim.

Por, sipas trajnerit Bylbyl Sokoli kjo deklaratë e Vavalis nuk është aspak korrekte.

”Kjo deklaratë e tij nuk është aspak korrekte. Ne në studio dhe në të gjitha studiot, analizohet në mënyrë detajuese mënyra e lojës së një trajneri, në aspektin teknik, aspektin taktik, aspektin aspektin psikologjik, aspektin fizik, aspektin teorik dhe në aspketin sociologjik. Kjo nuk është aspak korrekte të nënçmohemi në këtë formë, se sot a e lavdëruam Vavalisin dhe thamë që ka pesë fitore, kjo është detyra jonë kur i ka rezultatet ta lavdërojmë,” tha ai në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.

Pas ”Profës” reagoi ashpër edhe trajneri Faruk Statovci, duke pretenduar se tekniku grek nuk ka qenë asnjëherë trajner.

”Ka trajnera që këta ta lënë flejt në Kosovë, këtë e ka bërë trajner Drita. Ka qenë vetëm ndihmëstrajner me i mbledh konat, me bo formacionin e taktikat jo. Rreth kësaj deklaratës duhet të reagojë edhe klubi. Mos t’na shet moral,” tha Statovci.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika