Kabashi: Kurti s’mund të vendos për presidentin, Osmani duhet të marrë edhe votat e LDK-së

Analisti politik, Bekim Kabashi ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti theksoi sot se prioritet do të jetë konstituimi i Kuvendit dhe formimi i qeverisë, ndërsa çështja e presidentit do të trajtohet në një periudhë tjetër.

Kjo sipas tij, nënkupton se Kurti nuk mund të vendosë se kush do të bëhet president.

“Kjo nënkupton që zoti Kurti nuk mundet me vendos se kush do të bëhet president. Sepse për president duhen 80 vota për dallim për qeverinë, Kurti i ka votat për qeverinë por nuk i ka për presidentin”, ka thënë Kabashi.

Ai ka shtuar se strategjia e Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar qeverinë e vetme mund të përjashtojë mundësinë që Vjosa Osmani të zgjedhet presidente, pasi ajo për të fituar duhet të marrë mbështetjen e LDK-së, gjë që nuk është e garantuar në situatën politike aktuale.

Kabashi theksoi se situata politike nuk është më si në 2021-shin, dhe LDK-ja nuk ka pozicionin që kishte atëherë.

“LVV do ta bëj qeverinë e vetme, duke e bërë qeverinë e vetme mendoj se e përjashton mundësinë që zonja Osmani të jetë kandidate për presidente. Për arsye sepse për me qenë presidente duhet të marrë votat e LDK, që situata politike nuk është e 2021-shit, LDK nuk e 2021-shit,  nuk e ka situatën e njëjtë”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika