Ligjëruesi i së drejtës kushtetuese në FIVE, në RTV Dukagjini, Ditar Kabashi, ka folur në përvjetorin e Kushtetutës së Kosovës për rëndësinë dhe sfidat kushtetuese të vendit.
Ai theksoi se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është e fortë dhe e vështirë për t’u ndryshuar.
“Është ngurtë sepse duhet shumica prej dy të tretash të deputetëve përfshi edhe dy të tretat e komuniteteve jo shumicë, që i bie praktikisht se nuk është e lehtë përpos nëse ka një konsensus të gjerë për ndryshimin e Kushtetutës”, u shpreh Kabashi.
Më tej, ai foli edhe për shënimin e Ditës së Kushtetutës, duke theksuar se kjo nuk është praktikë e zakonshme në shumë vende të botës.
“Ka shtete që e shënojnë si ditë memoriale, ne e kemi edhe ditë pushimi dhe kjo mbase do të duhej të na shtyjë neve të reflektojmë pak më mirë si shoqëri se çka është Kushtetuta, cili është ky dokument, cili është roli i kësaj dhe rëndësia e saj që ne ta kemi edhe një ditë të veçantë të cilën edhe e festojmë edhe e shënojmë por edhe pushojmë për hir të saj”, tha ai.