Kadare për çmimin Nobel: Nuk kam ndonjë përjetim, 40 vjet më parë edhe mund të kisha

Derisa ishte duke e përcjellë ndarjen e çmimit Nobel në letërsi së bashku me bashkëshorten dhe miqtë, shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare, për mosmarrjen e këtij çmimi është shprehur “Siç e shikoni nuk kam ndonjë përjetim. 40 vjet më parë edhe mund të kisha”

Ismail Kadare, gjatë intervistës për Euro News Albania. Foto 06.10.2022

Shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare, të enjten ka qenë duke përcjellë ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel në letërsi, çmim të cilin e fitoi shkrimtarja franceze, Annie Ernaux.

Kadare është pyetur nëse ishte zhgënjyer që përsëri nuk kishte mundur të fitonte këtë çmim, por ai tha se nuk kishte asnjë lloj përjetimi.

“Siç e shikoni nuk kam ndonjë përjetim. 40 vjet më parë edhe mund të kisha”, ka thënë Kadare.

Ai ka qenë i ulur në një nga lokalet në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë me bashkëshorten dhe miqtë e tij.

Pamje nga intervista e shkurtër e Kadares, dhe bashkëshortes së tij, Helena Kadare

Ndërsa, bashkëshortja e tij, Helena Kadare është shprehur se shkrimtaren që e ka fituar Nobelin nuk e njohin, madje nuk e kanë dëgjuar emrin e saj edhe pse prej shumë vitesh jetojnë në Francë.

Ndërkaq, sipas saj, mendimi për të fituar Kadare çmimin Nobel në letërsi, nuk mund të ndryshohej kur është e njëjta juri, e cila ka thënë jo për 40 vjet.

“Nuk e njohim shkrimtaren që fitoi Nobelin, edhe pse jetojmë në Francë. S’e kam dëgjuar kurrë, për të njohur jo se jo, por nuk e kam dëgjuar as si emër. Derisa në Nobel është e njëjta juri dhe ka thënë jo 40 vjet, nuk ke pse ta ndryshosh mendimin”, është shprehur shkrimtarja Helena Kadare, raporton EN.

Shkrimtarja Annie Ernaux

Pra, çmimi Nobel në letërsi i është dhënë shkrimtares 82 vjeçare, Annie Ernaux, “për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, largimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”.

Ernaux, e cila shkruan romane për jetën e përditshme në Francë, si dhe letërsisë së bazuar, në fakt, ka qenë ndër favoritët për të fituar çmimin.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika