Këngëtari Gentrit Mrasoraj ka sjellë projektin e tij më të ri muzikor, i cili tashmë është lansuar për publikun e gjerë dhe po pritet mjaft mirë nga audienca.
Kënga është punuar nga producenti Rilind Alimani. Projekti është kompletuar edhe me videoklip, i cili është realizuar nga BUG Production.
Premiera e këngës është transmetuar më 30 janar 2026 dhe menjëherë pas publikimit ka marrë reagime pozitive nga dëgjuesit.
Teksti i këngës trajton temën e zhgënjimit dhe tradhtisë në dashuri, me vargje që shprehin dhimbjen e një marrëdhënieje të thyer. Refreni i këngës thekson emocionet e forta të protagonistit:
“Kallu kallu zemër, digju si letër
Ajo që ti do me ty nuk është mo
Gjakun, gjakun helm, tradhtare femër
Ma ke bo, ma ke bo, as falje s’kërkon.”
Përmes këtij projekti, artisti sjell një kombinim të ndjenjës së thellë emocionale me një produksion modern, duke synuar të prekin publikun me një histori të sinqertë dashurie dhe zhgënjimi.
