Kalojnë mbi pesë orë, ende nuk përfundon takimi trepalësh në Bruksel (VIDEO)

Kanë kaluar më shumë se pesë orë prej kur ka filluar takimi në Bruksel në mes të kryediplomatit evropian, Josep Borrell, emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq

Pamje nga takimi në Bruksel





Kanë kaluar më shumë se pesë orë qëkur takimi në Bruksel në mes të shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, përfaqësuesit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi ka filluar.

Para nisjes së takimit nga Bashkimi Evropian janë publikuar pamjet ku shihen liderët e të dy vendeve dhe kryediplomati Borrell së bashku me emisarin Lajçak.

Fillimisht, Borrell kishte mbajtur takim me kryeministrin Kurti, pastaj me presidentin Vuçiq.

Bashkë me Kurtin, ishte edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Kurti para takimit trepalësh, fillimisht është pritur nga Lajçak dhe më pas nga Borrell.

Pas takimit me Kurtin, Borrell pastaj është takuar me presidentin serb, Vuçiq.

Borrell tha mbrëmë se e ka thirrur këtë “takim urgjent”, për shkak të nevojës për të shtensionuar situatën.

“T’i japim fund menaxhimit të krizave të vazhdueshme dhe në vend të kësaj të fillojmë të përparojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar ai në Twitter.

Ky takim ndodh pikërisht në ditën kur ishte paraparë të fillojë faza e dytë e zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave ilegale.

Sipas një komunikate për media nga BE-ja, thuhet se fokusi i takimit urgjent do të jetë gjetja e një rrugëdaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren, me theks në targat dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës.





Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika