Kamberi dorëzon propozimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka dorëzuar propozimligjin e ri për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka dorëzuar propozimligjin e ri për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave.

Kamberi njofton se ky propozimligj përmban dispozitat fundamentale për avancimin e të drejtave dhe lirive individuale e kolektive në përputhje me standardet më të larta.

Ai ka thënë se ndalesa e diskriminimit, avancimi i të drejtave individuale e kolektive, krijimi dhe pozita e avancuar e Këshillave nacionale, janë disa nga risitë që parasheh ky propozim në raport me Ligjin aktual të aprovuar më 2002.

“Risi e veçantë e këtij propozimi ligjor janë dispozitat ndëshkuese ndaj atyre që nuk respektojnë normat e tij, në krahasim me Ligjin aktual i cili fare nuk përmban dispozita ndëshkuese, që praktikisht respektimin e të drejtave të pakicave e ka lënë në mëshirën dhe disponimin politik të qeverisë qendrore”, ka thënë tutje Kamberi.

Sipas tij, pikat kryesore që përmban ky propozim i dërguar sot në parlament janë:

  • Ruajtja e identitetit, traditës dhe veçantive;
  • Të drejtat në arsim – me të drejtën e krijimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe domosdoshmërinë që në tekstet shkollore të historisë, artit e kulturës së paku 50% e lëndës të jetë nga histroia e kultura kombëtare e pakicave;
  • Të drejtën e patjetërsueshme të përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit;
  • Të drejtën e pakufizuar të përdorimit të simboleve kombëtare;
  • Të drejtën për përfaqësim proporcional dhe adekuat në gjyqësor;
  • Të drejtën për përfaqësim adekuat e proporcional në organet shtetërore;
  • Të drejtën e pakontestueshme për bashkëpunim me shtetin amë;
  • Krijimin e Fondit të veçantë për zhvillimin e komunave të pazhvilluara;

“Edhe kësaj radhe propozimi im ka hasur në përkrahjen e dy deputeteve të SDA së Sanxhakut dhe një deputeti të pakicës ukrainase. Dispositat ndëshkuese, dënimet me burg dhe të holla ndaj atyre që nuk respektojnë këtë Ligj në rast të aprovimit, duhet të jenë garanca e realizimit të tij”, ka shkruar Kamberi.

Ai ka theksuar se ky është propozimi i tij i tretë për ndryshime ligjore në 5 muajt e fundit.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika