Analisti politik Belgzim Kamberi ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti është figura kryesore që, sipas tij, nuk e ka mbështetur rizgjedhjen e Vjosa Osmani.
Kamberi, në “Debat Plus” në Dukagjin ka theksuar se nuk ka dilema lidhur me këtë qëndrim, duke shtuar se nëse Osmani do ta kishte përkrahjen e Kurtit, atëherë sipas tij do të siguronte edhe mbështetjen e Donika Gërvallës dhe Faton Pecit, njofton Dukagjini.
“Për mua nuk ka asnjë dilemë që adresa e parë që nuk e dashti Vjosa Osmanin është ai që e zgjodhi presidente – Albin Kurti. Madje, mendoj që kësaj radhe po ta kishte mbështetjen e Kurtit do ta kishte pasur edhe mbështetjen e Donika Gërvalles dhe Faton Pecit. Partia GUXO do të lidhje me një emër të përveçëm të Vjosa Osmanit pasi parti realisht nuk ishte dhe në momentin kur ai person shkon president që ndodh një shkëputje me partinë dhe pastaj u realizua se qëllimi kryesor i GUXO ishte që Vjosa Osmani të bëhej presidente dhe pastaj nuk pamë më parti tutje pasi qëllimi i partisë u arrit”, tha Kamberi.