Kamberi takohet me Christopher Hill, bisedojnë për prezencën më të madhe të ShBA-së në Luginë

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Serbi Christopher R.Hill. Kamberi ka thënë se temë e këtij bashkëbisedimi ishte prezenca më e madhe e ShBA-së në Luginë dhe përkrahja e kërkesave legjitime

Takimi i deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi me ambasadorin e SHBA-ve në Serbi, Christopher R. Hill

Të martën e 2 gushtit, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Christopher R. Hill në Ambasadën e ShBA-së në Beograd.

Në postimin e tij në Facebook Shaip Kamberi ka thënë se me ambasadorin Hill kanë bashkëbiseduar për kërkesat të cilat në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës ia kanë dhënë presidentit Vuçiq.

Sipas Kamberi këto kërkesa ishin për nevojën e realizimit të Planit 7-pikësh dhe për situatën në Luginë në përgjithësi.

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë ka përfunduar duke thënë se prezenca më e madhe e ShBA-së në Luginë dhe përkrahja e kërkesave legjitime ishin temë e bashkëbisedimit të tyre.

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika