Kamil Bitish flet për çështjet që preokupohen shqiptarët në Turqi

Qendra kulturore e Kosovës në Stamboll është mbyllur më 21 dhjetor 2022.

Ndërsa ish drejtuesi i kësaj qendre, Kamil Bitish ka thënë për “Radio Dukagjinin” se nuk i di arsyet e mbylljes. Por që potencoi rëndësinë që kishte kjo qendër për shqiptarët e Turqisë.

Në një intervistë për Radio Dukagjinin Bitish ka folur për shumë çështje që i preokupojnë shqiptarët atje, duke filluar nga procedurat e marrjes së shtetësisë së Kosovës, për të cilat thotë se janë tepër të ndërlikuara.

“Pas çlirimit të Kosovës, shumë njerëz kanë kërkuar t’a marrin shtetësinë e Kosovës, apo t’a rimarrin shtetësinë e Kosovës, por mjerisht Kosova në këtë drejtim ka bërë shumë, shumë pak. D.m.th shqiptarëve të Turqisë u janë nxjerrë shumë vështërsi. Kështu njerëzit kanë filluar të heqin dorë nga kjo kërkesë. Një shqiptarë I Turqisë, nuk ka të drejtë t’a marr shtetësinë e Kosovës  nëse nëna apo babai nuk i kanë lindur atje. Kështu, këtë të drejtë nuk mund t’a fitojnë as 5 apo 10 përqind e atyre që dëshirojnë. Këtu ka edhe vështirësi tjera. Ky ligj duhet të ndryshoj”, deklaroi Bitish.

Sa i përket numrit të shqiptarëve që jetojnë në Turqi, Bitish thotë se nuk ka numër të saktë.Ai beson se janë  diku mbi 4 milion.

“Numër të saktë nuk ka. Dikush mund të thotë 5 milion, dikush mund të thotë dy million. Një gazetë gjermane ka thënë që janë 22 milion, gjë që është gënjeshtër e madhe.Unë mendoj  që janë 4 deri 5 milion. Edhe kjo nuk është vërtetuar, statistika nuk ka, sepse këtu regjistrimi I popullësisë bëhet jo në baza kombëtare, si bëhet tani edhe në Kosovë, ku në mesin e pyetjeve është edhe përkatësia kombëtare, cilit komb I takon. Edhe në shtetet perëndimore nuk pyetet përkatësia kombëtare, ti je qytetar I Gjermanisë, Francës, Italisë. Kombin aty nuk e shkruan. Ashtu është edhe në Turqi”, tha Bitish.

Sipas, Kamil Bitis, shqiptarët e Turqisë, jo vetëm nga Kosova, por gjitha trojet shqiptare, tash organizohen përmes shoqatave, që në Turqi janë në numër jo të vogël.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika