Kandidati për deputet Visar Mehmeti thotë se Kurti po bën ndarje në Luginën e Preshevës

Kandidati shqiptar për deputet në Kuvendin e Serbisë, Visar Mehmeti, nga Alternativa e Bashkuar Shqiptare, ka votuar në Luginën e Preshevës

Kandidati shqiptar për deputet në Kuvendin e Serbisë, Visar Mehmeti, nga Alternativa e Bashkuar Shqiptare, e ka shfrytëzuar të drejtën e votës në Preshevë.

Sipas tij, shqiptarët e Luginës së Preshevës janë duke u bojkotuar këto zgjedhje duke i dhënë mesazh politikanëve shqiptare që kanë kandiduar të ndarë.

Mehmeti e ka fajësuar kryeministri, Albin Kurti, që sipas tij, po përkrahë një grup politik në Luginë.

Ndryshe, në fshatin Tërnavë të Preshevës ka votuar kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi. Bartësi i listës “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, deklaroi se numër i vogël i qytetarëve kanë votuar deri më tani për zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Ai tha se kjo ndodhë për shkak të përçarjes së shqiptarëve dhe garimit në dy lista të ndara.

“Është fatkeqësi që ne e shohim sot, kemi kaluar tani mbi tre orë që janë hapur vendvotimet edhe ajo të cilën edhe e kam paralajmëruar edhe më herët, që shqiptarët qysh në 2022 kanë bojkotuar (zgjedhjet), sepse kemi qenë të përçarë. Po duket qe sivjet edhe një herë më shumë po duket që po bojkotojnë përçarjen tonë të cilën e kemi me dy lista në zgjedhje. Është një fatkeqësi siç po e shihni dhe ju vet nuk ka kurrfarë grumbullimi, kështu është edhe në 38 vendvotimet tjera”, deklaroi Arifi.

Pas votimit, Arifi shtoi se bojkoti nga qytetarët është faturë ndaj lidershipit shqiptarë. Sipas tij, ka ardhur fundi i politikave egocentrike në Luginë të Preshevës, raporton KosovaPress.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika