Kaos në kryeqytet si pasojë e mungesës së rrymës, KEDS-i pa përgjigje

Disa vende të Prishtinës vazhdojnë të mbesin ende pa energji elektrike. Tash e gati nëntë orë në “Lagjen e Spitalit”, dhe tek Qendra Studentore, banorët kanë mbetur pa furnizim të rregullt me energji elektrike.

Shumë qytetarë në Prishtinë kanë reaguar në rrjete sociale për ndërprerje të energjisë elektrike.

Megjithatë, nga KEDS-i nuk janë përgjigjur se kur pritet të rikthehet energjia elektrike në këto pjesë të qytetit.

Ani se nuk reagojë KEDS, nga KOSTT kanë thënë se, si pasojë e shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti”  në Prishtinë dhe dëmtimeve të shkaktuara në infrastrukturë, është prekur edhe rrjeti transmetues në nivelin 110 kV, raporton KosovaPress.

Sipas KOSTT, si rezultat i kësaj situate, një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga NS Prishtina 6 kanë mbetur pa energji elektrike.

“Ekipet e KOSTT-it, në koordinim me KEDS, janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike”, u tha në njoftim.

KOSTT kërkon mirëkuptim nga qytetarët e afektuar.

Si pasojë e mungesës së energjisë elektrike, është shkaktuar edhe kaos në trafikun e Prishtinës pasi që nuk janë në funksion semaforët tek Qendra Studentore, për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Në këtë vend, komunikacionin tanimë është duke e dejtuar Policia e Kosovës.

Sot, prej orës 14:00, banorët e lagjes së Spitalit përkatësisht, ata të rrugës “B” dhe të “Muharrem Fejza”, si dhe në Dardani janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike. Për këtë ndërprerje kanë treguar për KosovaPress disa qytetarë të kësaj zone.

Ndërsa, në qendër të qytetit raportohet se ka furnizim të rregullt me rrymë.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika