Kapen 4 shtetasë të huaj, po përpiqeshin të hynin ilegalisht në Kosovë

Të fshehur në një kamion me targa vendore, shtetasit e huaj janë arrestuar nga Policia e Kosovës e cila ka thënë se të njëjtit po përpiqeshin të hynin në Kosovë. Bëhet e ditur se njësitet kompetente policore janë duke vazhduar me procedurat e mëtejshme

Foto nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka gjetur katër shtetas të huaj të fshehur brenda një kamioni me targa vendore, përgjatë një kontrolli në terminalin doganor, në Prizren. Të njëjtit ishin përpjekur të hynin ileglisht në Republikën e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur pasditen e së hënës, rreth orës 15:30.

“Policia e Kosovës ka pranuar informacione relevante se në terminal doganor në Prizren permes një kamioni me targa vendore janë futur në menyrë ilegale në Republikën e Kosovës katër (4) shtetas të huaj. Menjëherë njësiti policor iu ka përgjigjur informacionit, janë kontaktuar zyrtarët doganorë të cilët gjatë kontrollit në kamionin e tipit “Mercedes”, brenda në rimorkio ku kishte të ngarkuar pako higjienike kishin gjetur të fshehur katër (4) persona meshkuj shtetas të huaj”, ka shkruar Policia e Kosovës.

Bëhet e ditur se njësitet kompetente policore janë marr me rastin për procedura të mëtejme.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika