Kapiti: Vlera e vërtetë e blerjes së pronës për ambasaden kosovare, ka qenë 6.5 milion sterlington

Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Ilir Kapiti në emisionin “Dukat” në Radio Dukagjini ka thënë se vlera e vërtetë e blerjes së pronës për ambasadën kosovare, ka qenë 6.5 milion sterlington dhe jo sa thuhet në shtypin britanez.

Kapiti ka theksuar tutje se Republika e Kosovës ka paguar fiks shumën 5 milion 959 mijë e 125 sterlington, pra më pak se sa ka qenë prona në shitje.

“Mirëpo çmimi që Ambasada e ka paguar është më se i arsyeshme. Ajo çka kam pa në shtypin britanez, vlerën që e ka objekti, shumën që e kemi paguar na, është pak më e vogël sesa ajo që është thanë në shtyp. Çmimi që e kemi paguar pas negocimit. Në treg prona ka qenë për 6.5 milion sterlington, por pagesën që Republika e Kosovës e ka paguar është 5 milionë e 959 mijë 125 sterlington.”

Kriteri kryesor sipas Kapitit, që Republika e Kosovës e ka përmbushur kërkesën e familjes që ka shitur pronën ka qenë që “karakteri i ndërtesës duhet të jetë i njëjtë, të mos shndërrohet në pronë komerciale, ku ndërtohen banesat e ndryshme, ku pastaj shiten. E vetmja kërkesë e tyre ka qenë pra që të ruhet karakteri si një shtëpi në tanësi”.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Kapiti ka thënë se “çështja e vizave po bëhet formalitet. Ka pas një ngecje në marrjen e vizave në Mbretërinë e Bashkuar për çështje teknike. Koha që pret për një vizë tani është ka shkurtohet. Nuk e shof se do të kemi probleme të tilla”.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika