Kastrati: FSK drejt misionit paqëruajtës në Gaza, vendimin final e jep Kuvendi

Ish-komandanti i Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, në emisionin FIVE ka folur rreth fuqizimit të FSK-së dhe zbarkimit të saj në Gaza në një mision paqeruajtës.

Ai ka treguar edhe për procedurën e dërgimit të FSK-së në misione jashtë vendit.

“FSK ka bërë kërkesën drejt Qeverisë, Qeveria e ka aprovuar një kërkesë të tillë dhe tani, pas komisionit parlamentar, ajo duhet të shkojë në Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe Parlamenti është organi më i lartë dhe organi i vetëm që Forcat e Armatosura të Kosovës i lejon që të zbarkojnë në një operacion jashtë vendit dhe kuptohet që ky operacion, pas miratimit të Kuvendit, miratohet edhe nga Presidentja, në këtë rast nga Ushtruesja e Detyrës së Presidentit dhe atëherë forcat tona të armatosura janë të gatshme që të zbarkojnë”, ka thënë ai.

Ai tutje është shprehur se FSK është ngritur me standardet më të larta që ka bota në fushën ushtarake.

“Me standarde të NATO-s dhe të ndihmuara nga partnerët tanë ndërkombëtarë, në krye me SHBA-të, ku kanë bërë disa zbarkime jashtë vendit. Dy zbarkime si operacione paqeruajtëse dhe pastaj disa operacione humanitare, ka shumë ushtrime të përbashkëta që ka bërë me partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka thënë ai.

Kastrati gjithashtu ka thënë se Kosova në misionin në Gaza do të përfaqësohet në mënyrë të dinjitetshme.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika