Kastrati: Konventa e PDK-s u zhvillua shumë shpejtë, do të duhej debat

Ish-deputeti i PDK-s, Ardian Kastrati, ka kritikuar mënyrën se si u organizua Konventa e 12-të e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), duke thënë në Debat Plus në RTV Dukagjini se “u mbajt shumë shpejt” dhe se duhej të zhvillohej një debat i gjerë brenda partisë para zgjedhjes së kryetarit. Sipas tij, procesi ishte i mbyllur dhe jo gjithëpërfshirës.

Kastrati tha se Konventa duhej të kishte më shumë diskutime të brendshme, duke akuzuar ish-kryetarin Memli Krasniqi për “kapje” të procesit dhe madje se “edhe nominimi i Bedri Hamzës është bërë nga vetë Krasniqi”.

Ai e vlerësoi rezultatin si “gjysmë lajm i mirë dhe gjysmë lajm i keq”.

“Me të mirin po filloj: lajmi i mirë është që Memli Krasniqi nuk është më në krye të partisë… ka qenë bashkëpunëtor i denjë i Albin Kurtit për 5–6 vitet e fundit”, tha ai.

Kastrati shtoi se Bedri Hamza është “njeri kredibil me integritet”, por sipas tij mbetet të shihet “sa do të mund ta zbatojë këtë integritet në terren”.

Ai theksoi se PDK ndodhet në një nga momentet më të vështira të strukturimit në gjithë historinë e saj, ndërsa rikujtoi se në zgjedhjet e fundit, Memli Krasniqi ishte vetëm “lideri i katërti me votë partiake”, pas Hamzës, Kurtit dhe Abdixhikut.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika