Katër kandidatë për kryeprokuror të Prokurorisë Speciale, vetëm Zejnullah Gashi për kryeprokuror të Prishtinës

Zejnullah Gashi është kandidati i vetëm për pozitën e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ndërsa në garë për kryeprokuror të Prokurorisë Speciale janë Blerim Isufaj, Valdet Gashi, Atdhe Dema dhe Naim Abazi. Megjithatë, vendimet e fundit të KPK-së kanë përfshirë edhe përjashtimin e prokurores Fitore Sadikaj nga gara për kryeprokuror të Prokurorisë Themelore dhe të Florie Shanollit nga gara për kryeprokuror të Prokurorisë Speciale

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Prokurorial të Kosovës janë miratuar listat përfundimtare të aplikantëve për pozitën e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës dhe të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale.

Ndër aplikantët në garë për pozitën e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës është veç Zejnullah Gashi.

Ndërkaq, për pozitën e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, në garë janë Blerim Isufaj, Valdet Gashi, Atdhe Dema dhe Naim Abazi.

Edhe pse takimi ishte i hapur për media, KPK-ja fillimisht kërkoi që në pikën ku diskutohet kundërshtimi i prokurores Fitore Sadikaj ndaj vendimit të kryesuesit të Këshillit për moskonfirmimin e statusit të kandidatit për pozitën e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të mbahet me dyer të mbyllura.

Por, KPK-ja tashmë ka vendosur përjashtimin e prokurores Fitore Sadikaj nga gara për kryeprokuror të Prokurorisë Themelore, ndërsa Florie Shanolli është përjashtuar nga gara për kryeprokuror të Prokurorisë Speciale.

Vendimet janë marrë sipas tyre, pasi të njëjtat nuk i kanë plotësuar kriteret për pozitën e caktuar.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika