Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave, i cili ka ndodhur rreth mesnatës në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë e Policisë së Kosovës dhe një taksi.
Sipas tij, si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
“Rreth orës 00:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Xhevë Lladrovci’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka deklaruar Pllana.