Katër të lënduar në një aksident në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Katër persona u lënduan në një aksident trafiku që përfshiu dy automjete në autostradën "Arbën Xhaferi" mbrëmë

Foto ilustruese

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”, që lidh Ferizajn me Prishtinën.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, për Dukagjinin ka njoftuar se aksidenti ndodhi rreth orës 21:50 dhe përfshiu dy automjete.

“Rreth orës 21:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (Ferizaj-Prishtinë). Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse policore është duke u marrë me aksidentin”, ka njoftuar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika