Katër të vdekur nga zjarri në Tivar të Malit të Zi

Një zjarr ka shpërthyer në një lagje të banuar me romë në Tivar, Mal i Zi, mëngjesin e së enjtes, ku si pasojë kanë vdekur tre fëmijë dhe një person i moshës madhore. Zjarrfikësit u njoftuan pasi flakët kishin shpërthyer rreth orës 04:00. Prokurorja Mirjana Tankosiq Vuçiniq konfirmoi gjetjen e katër trupave të djegura në barakat e prekura, duke shtuar se shkaku i zjarrit do të dihet pas vlerësimit të ekspertëve

Dëmet e shkaktuara në lagjen e banuar me romë që u përfshi nga zjarri në Tivar në Malit të Zi, foto; Marija Peshiq.

Tre të mitur dhe një i person i moshës madhore kanë vdekur nga zjarri që shpërtheu mëngjesin e 15 shkurtit në një vendbanim rreth orës katër në një lagje të banuar me romë në Tivar, në Mal të Zi.

Zjarri, që shpërtheu rreth orës 04:00, përfshiu disa objekte dhe më pas u njoftua zjarrfikësja.

Siç ka thënë prokurorja Mirjana Tankosiq Vuçiniq për Radion Evropa e Lirë, katër trupat e pajetë u gjetën në vendngjarje.

“Kemi gjetur katër baraka të djegura dhe katër trupa të djegur në to. Shkaku i zjarrit do të dihet pas vlerësimit të ekspertëve”, ka deklaruar ajo, raporton REL.

Zjarri përfshiu një lagje të improvizuar ku jetojnë kryesisht romë. Këshilli i Romëve në Mal të Zi tha se kjo tragjedi tregon se sa është e nevojshme shpërngulja e familjeve rome nga lagje të tilla.

“Fakti që shumë familje detyrohen të jetojnë në baraka të parafabrikuara, pa kushte dhe siguri adekuate, është një problem serioz social. Pa mbështetjen dhe masat e duhura mbrojtëse, këto familje janë të ekspozuara ndaj një rreziku më të madh të aksidenteve, siç është ky zjarr”, ka thënë këshilli.

Këshilli i Romëve u bëri thirrje autoriteteve shtetërore që t’i përmirësojnë kushtet e banimit për popullatën rome në Tivar dhe në mbarë Malin e Zi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika