Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë njoftuar se katër ushtarë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve në jug të Libanit.
Në një deklaratë, IDF bëri të ditur se në mesin e të vrarëve janë kapiteni Noam Madmoni (22), rreshteri Ben Cohen (21) dhe rreshteri Maxsim Entis (22), ndërsa identiteti i ushtarit të katërt nuk është bërë ende publik.
Dy ushtarë të tjerë janë dërguar në spital, ku njëri raportohet në gjendje të rëndë, ndërsa një rezervist është në gjendje mesatare.
Sipas ushtrisë izraelite, incidenti ka ndodhur gjatë luftimeve në jug të Libanit.