Katër veprimet që nxjerrin Kosovën nga “kurthi i Serbisë” sipas Hotit

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka propozuar katër veprime të cilat, sipas tij, Kosova duhet të ndërmarrë me qëllim që të nxirret nga "kurthi i Serbisë"

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar mëngjesin e së mërkurës së 28 dhjetorit përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka propozuar katër veprime të cilat sipas tij qeveria e Kosovës duhet t’i ndërmarrë në mënyrë që Kosova të nxirret nga “kurthi i Serbisë”.

Teksa ka shpjeguar se katër veprime që do të mundësonin një gjë të tillë janë, heqja e barrikadave në bashkëpunim me KFOR-in, kërkimi nga BE dhe SHBA që të bëjnë presion te Serbia, ruajtja e paqes dhe mbështetjes nga miqtë.

“Veprimet që nxjerrin Kosovën nga kjo kurthë e Serbisë: 1. Hiqni barrikadat në veri në bashkëpunim me KFOR-in. I keni lënë të zënë vend tepër gjatë.  2. Kërkoni me ngulm nga BE-ja dhe SHBA-ja të bëjnë presion tek Serbia të mos pengohen dhe të mos rrezikohen qytetarët tanë që kalojnë nëpër Serbi. 3. Ruajeni paqen fuqishëm. Tregoni gatishmëri për dialog dhe zgjidhje paqësore. Dëgjoni këshillat e miqve për veprimet që duhet ndërmarrë në kuadër të dialogut.  4. Mos përmendni luftë e konflikte. Luftën e kemi paguar shtrenjtë, por e kemi fituar me ndihmën e miqve. Rreziku është të humbim në paqe për shkak të humbjes së mbështetjes nga miqtë tanë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ndryshe, ky reagim i Hotit vjen pasi janë bërë afro 20 ditë që kur serbët lokalë në veri kanë vendosur disa barrikada për të bllokuar rrugët që çojnë në kufirin me Serbinë. Nga e marta është mbyllur edhe pika kufitare në Merdarë pas bllokadës në territorin e Serbisë. Të bllokuara janë edhe Jarinja e Bërnjaku.

Lidhur me këtë, qeveria ka thënë se po pret që KFOR-i të intervenojë për t’i hequr barrikadat.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se heqja e barrikadave është “çështje ditësh”.

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika