KDI: Ka mostransprancë të theksuar të Qeverisë mbi qëndrimet për dialogun Kosovë-Serbi

KDI në një njoftim ka thënë se “Diskutimet mbi përmbajtjen e propozimit Franko-Gjerman/Evropian dhe zbatimin e  Marrëveshjes së Dialogut mbi Asociacionin janë temat kryesore në debatet mediale, ndërkohë që mungon një debat i strukturuar politik e shoqëror dhe një mostransparencë e theksuar e Qeverisë mbi qëndrimet e saj në raport me këto propozime”

Qeveria e Kosovës

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të jetë më transparente sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

KDI ka thënë se dialogu është në një fazë me dinamike duke pasur parasysh vizitat e shpeshta të emisarëve ndërkombëtar, por qytetarët e Kosovës janë të painformuar mbi përmbajtjen e takimeve të ndërlidhur ame dialogun dhe dakordimet eventuale lidhur me këtë proces.

“Vizitat e shpeshta të emisarëve special nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po dëshmojnë për një dinamikë të shtuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Përderisa procesi gjendet në një fazë mjaft delikate, qytetarët e Kosovës janë të pa informuar mbi përmbajtjen e takimeve të ndërlidhura me dialogun dhe dakordimet eventuale lidhur me këtë proces”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas tyre, diskutimet për përmbajtjen e propozimit franko-gjerman dhe zbatimin e e marrëveshjes së dialogut mbi Asociacionin jane temat kryesore në mediat e Kosovës, por që mungon një debat I strukturuar politik dhe shoqëror dhe ka një mostransparacnë të thesaurus të Qeverisë mbiu  qëndrimet e saj në raport më këto propozime.

“Diskutimet mbi përmbajtjen e propozimit Franko-Gjerman/Evropian dhe zbatimin e  Marrëveshjes së Dialogut mbi Asociacionin janë temat kryesore në debatet mediale, ndërkohë që mungon një debat i strukturuar politik e shoqëror dhe një mostransparencë e theksuar e Qeverisë mbi qëndrimet e saj në raport me këto propozime. Duke qenë i mbyllur dhe i reduktuar, ky proces çdo ditë e më tepër po krijon hapësirë për dezinformim, pasiguri dhe ulje të besimit të publikut. Informacionet selektive dhe deklaratat e kufizuara të emisarëve ndërkombëtarë mbeten burimet e vetme të informacioneve, ndërkohë që Qeveria po shmang adresimet për publikun”, vazhdon njoftimi I tyre.

Prandaj siasp KDI-së, Qeveria si mandatare për të udhëhequr dialogun me Serbinë duhet të jetë e hapur dhe t’a informojë publikun lidhur me qëndrimet e saj dhe të priturat nga ky proces. Kjo duhet të përfshijë edhe raportimet me vetiniciativë të Kryeministrit në Kuvendin e Kosovës, si institucioni më i lartë përfaqësues.

“Meqë përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi është çështje e interesit nacional, pritjet tona janë që edhe subjektet politike opozitare të tregohen të përgjegjshme dhe serioze në përpjekjet e tyre për ta  mbajtur Qeverinë llogaridhënëse dhe për të ofruar kapacitetet e tyre në formësimin e qëndrimeve sa më konsensuale të palës kosovare. Në këtë drejtim, opozita përmes praktikave dhe instrumenteve kushtetuese parlamentare, do të duhej të ftonte Kryeministrin në raportim në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, në lidhje me zhvillimet në procesin e dialogut”, përfundon njoftimi i tyre.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika