KDI: Kuvendi mund të konstituohet, por tejkalimi i afatit kushtetues kërkon qartësi juridike

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të japë qartësi lidhur me pasojat juridike të tejkalimit të afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Përmes një reagimi, KDI ka vlerësuar se konstituimi i Kuvendit është i domosdoshëm për funksionimin normal të institucioneve demokratike dhe për tejkalimin e krizës institucionale në vend.

KDI rikujton se në aktgjykimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se deputetët e zgjedhur duhet që “sa më shpejt dhe jo më vonë se tridhjetë (30) ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit, duke zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët e tij”.

“Megjithatë, konstituimi eventual i Kuvendit pas tejkalimit të afatit kushtetues 30-ditor ngre një çështje të rëndësishme juridike, e cila kërkon përgjigje nga Gjykata Kushtetuese, mbi atë se cilat janë pasojat kushtetuese të tejkalimit të një afati të përcaktuar nga e njëjta dhe çfarë efekti do të ketë më pas konstituimi i Kuvendit. Në aktgjykimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se deputetët e zgjedhur duhet që, në pajtim me Aktgjykimin, “sa më shpejt dhe jo më vonë se tridhjetë (30) ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit, duke zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët e tij”, thuhet në njoftimin e KDI-së.

Mes tjerash, sipas KDI-së, subjektet politike dhe deputetët nuk mund të përcaktojnë vetë kuptimin dhe efektin juridik të dispozitave kushtetuese dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Subjektet politike dhe deputetët e tyre nuk mund të përcaktojnë vetë kuptimin dhe efektin juridik të dispozitave kushtetuese dhe aktgjykimeve të Gjykatës. Kjo është çështje që duhet të trajtohet përmes mekanizmave kushtetues dhe nga institucionet kompetente. Për këtë arsye, u kërkojmë deputetëve dhe palëve të autorizuara që të kërkojnë qartësi mbi pasojat e tejkalimit të afatit 30-ditor, statusin juridik të konstituimit të Kuvendit pas skadimit të këtij afati dhe statusin e veprimeve që Kuvendi do të ndërmarrë pas konstituimit”, thuhet në reagim.

KDI ka theksuar se kjo çështje nuk duhet të trajtohet vetëm në kuadër të krizës aktuale institucionale, pasi sipas tij ajo ka rëndësi për funksionimin e rendit kushtetues të Kosovës edhe në të ardhmen.

“Kjo çështje nuk duhet të shihet vetëm përmes prizmit të krizës së sotme. Ajo ka rëndësi për mënyrën se si do të funksionojë rendi kushtetues i Kosovës edhe në të ardhmen. Nëse një afat kushtetues nuk respektohet nga akterët përgjegjës, atëherë lind nevoja për të kuptuar se çfarë fuqie dhe efekti juridik kanë afatet e përcaktuara” thuhet, mes tjerash, në reagim.

KDI beson që kjo çështje prek sigurinë juridike dhe stabilitetin institucional të vendit. Andaj, vlerësojmë që një verdikt i ri i Gjykatës do t’u mundësonte deputetëve dhe institucioneve të veprojnë mbi të njëjtin interpretim të detyrimeve të tyre. Në fund të fundit, qytetarët e Kosovës kanë nevojë për institucione që funksionojnë, por kanë po aq nevojë që këto institucione të funksionojnë brenda rendit kushtetues.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika