KDI: Të rikthehet votimi elektronik në Kuvendin e Kosovës dhe të bëhen publike votat individuale të deputetëve gjatë seancave

Ilustrim

“Të rikthehet votimi elektronik në Kuvendin e Kosovës dhe të bëhen publike votat individuale të deputetëve gjatë seancave”, kjo ka qenë kërkesa e Institutit Demokratik të Kosovës(KDI).

Sipas komunikatës së KDI-së, që një vit, në seancat e Kuvendin e Kosovës votimi bëhet me dorë, për shkak të dështimit të procedurave tenderuese për ta rifunksionalizuar.

“KDI vlerëson që mungesa e votimit elektronik po e cenon funksionimin transparent por edhe llogaridhënien e Kuvendit. Kështu, vullneti i përfaqësuesve të qytetarëve, i shprehur nëpërmjet votimit individual mbetet i panjohur për qytetarët, meqë Kuvendi nuk po e publikon informatën se si secili deputet ka votuar lidhur me pikat e rendit të ditës, ashtu siç parashihet me Rregulloren e Punës së Kuvendit. Sipas Nenit 61, paragrafi 9 të Rregullores, “Publikimi i votimit me dorë bëhet publike brenda dy (2) ditë pune pas përfundimit të votimit në seancë plenare”, thuhet në komunikatën e KDI-së.

“Në mënyrë që të rritet transparenca dhe llogaridhënia e Kuvendit dhe e deputetëve individualisht, KDI kërkon nga Kuvendi, që në një afat sa më të shpejtë të mundshëm ta rikthejë votimin elektronik. Në ndërkohë, Kuvendi përveç publikimit të votave kumulative, duhet të bëjë të qasshme për publikun rezultatet e  votimit me dorë për secilin deputet individualisht në seancat e Kuvendit”, thuhet tutje në reagimin e KDI-së.

KDI-ja ka përfunduar duke kërkuar që të ketë transparencë dhe llogaridhënie.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika