Kë takoi Kurti në Davos dhe për çfarë u bisedua?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se në Davos të Zvicrës ka realizuar takime me përfaqësues të vendeve të ndryshme. Ndërsa, ka theksuar se me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është diskutuar për nevojën e dinamizimit të dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me njohjen në qendër

Ilustrim

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar se në Davos ka realizuar takime të shumta, përfshirë këtu udhëheqës të Zvicrës, Kroacisë, Ukrainës dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kryeministri ka thënë se me Lajçak bisedoi për dinamizimin e procesit të dialogut dhe për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, duke përmendur njohjen reciproke në qendër.

Ilustrim

“Takova edhe përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. Biseduam për hapat e mëtejmë dhe nevojën për dinamizim të procesit të dialogut drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka bërë të ditur se në Zvicër është takuar me zëvendëspresidenten e Zvicrës, Viola Amherd dhe ministrin e Ekonomisë së Zvicrës, Guy Parmelin, me të cilët, ka theksuar se u ka shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e Zvicrës ndaj Kosovës.

Ndër të tjera, ka theksuar rëndësinë e mërgatës në Zvicër, e cila sipas Kurtit, është urë lidhëse mes dy shteteve.

“Në Davos takova zëvendëspresidenten e Zvicrës, Viola Amherd dhe ministrin e Ekonomisë së Zvicrës, Guy Parmelin. U shpreha mirënjohjen e thellë për kontributin e Zvicrës dhënë për Kosovën. Theksuam rëndësinë e mërgatës sonë në Zvicër, që janë urë lidhëse mes dy shteteve tona”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ndërkaq, në takim me kryeministrin e Kroacisë, Kurti ka thënë se është potencuar se Kosova përveç të kaluarës me Kroacinë që e kanë të përbashkët, kanë edhe të ardhmen brenda BE-së dhe NATO-s.

“Me Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, potencuam se me Kroacinë, Republika e Kosovës ka të përbashkët të kaluarën, por edhe të ardhmen brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, ka vazhduar tutje Kurti.

Një tjetër takim i Kurtit në Davos ishte edhe në fushën e teknologjisë. Ai u takua me zëvendëskryeministrin e Ukrainës dhe ministrin e Transformimit digjital, Dedorov, në shtëpinë e Ukrainës në Davos, me të cilin, shpjegoi se ka diskutuar rreth transformimit digjital.

“Ndërsa me zëvendëskryeministrin e Ukrainës dhe ministrin e Transformimit digjital, Mylkhailo Fedorov dhe Administratoren e USAID-it, Samantha Power, në Shtëpinë e Ukrainës në Davos diskutuam mbi transformimin digjital”, ka përfunduar Kurti.

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika