KEDS-i mohon pretendimet se njehsorët e rrymës masin gabimisht

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka deklaruar se matësit e energjisë elektrike janë të besueshëm dhe funksionojnë sipas standardeve zyrtare.

Reagimi i KEDS vjen pas ankesave të qytetarëve se njehsorët po matin gabimisht konsumin e energjisë.

Sipas kompanisë, të gjithë njehsorët kalibrohen dhe sinkronizohen me kohën zyrtare që në momentin e instalimit, duke garantuar saktësi maksimale në matje.

“Të gjithë matësit e energjisë elektrike (njehsorët) kalibrohen dhe sinkronizohen me kohën zyrtare në momentin e instalimit të tyre, duke siguruar funksionim me saktësi maksimale. Sistemet e matjes janë të dizajnuara në mënyrë që çdo konsumator të përfitojë në mënyrë të barabartë dhe të drejtë nga aplikimi i tarifave, përfshirë tarifat e ulëta, sipas përcaktimeve të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE)”, thuhet në njoftim.

KEDS thekson se sinkronizimi i orës në njehsorë bëhet me precizion të lartë, në mënyrë që të gjithë konsumatorët të kalojnë në tarifën e ulët në të njëjtën kohë, në përputhje me standardet në fuqi.

Megjithatë, kompania pranon se në raste të izoluara mund të ketë devijime të vogla teknike, por thekson se ato nuk ndikojnë në kohëzgjatjen e përgjithshme të tarifave.

“Në raste të izoluara, mund të ndodhin devijime të vogla për arsye teknike, por edhe në këto raste kohëzgjatja e përfitimit me tarifë të ulët dhe të lartë është e saktë. Pasi që kohëzgjatja është e matjeve tarifore është e saktë, por ka ndonjë shpërputhje kohore,  KEDS reagon menjëherë ndaj çdo ankese apo vërejtjeje nga konsumatorët. Ekipet tona teknike verifikojnë situatën në terren dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme për zgjidhjen e shpejtë dhe profesionale të çdo problemi”, thuhet në reagimin e KEDS.

Në fund, KEDS u ka bërë thirrje partive politike dhe palëve të tjera që të përmbahen nga deklaratat lidhur me këtë çështje.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika