KEDS-i ndal rrymën në Drenas, Malishevë dhe Rahovec për shkak të vërshimeve

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), ka njoftuar se ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike në zonat e Drenasit, Malishevës dhe Rahovecit, për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe rrezikut të krijuar në infrastrukturë.

Sipas njoftimit të KEDS-it, në nënstacionin Drenas 220/10 kV uji ka depërtuar, duke paraqitur rrezik serioz për funksionimin e sigurt të rrjetit elektrik. Për këtë arsye, është ndërmarrë masa e ndërprerjes së furnizimit për të garantuar sigurinë.

Gjendja është e vështirë edhe në Malishevë dhe Rahovec, ku për shkak të vërshimeve furnizimi me energji është ndërprerë deri në stabilizimin e situatës. Autoritetet përkatëse, përfshirë Policinë dhe Zjarrfikësit, janë njoftuar dhe janë në koordinim të vazhdueshëm me KEDS-in.

Ekipet e KEDS-it janë në terren dhe po punojnë intensivisht për menaxhimin e situatës dhe rikthimin e furnizimit sapo të krijohen kushtet e sigurta.

Reshjet e dendura shkaktojnë vërshime në disa komuna

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika