Kelmendi: S’do t’ia falja vetes, nëse medalja ime olimpike do të shkonte për një shtet tjetër e jo për Kosovën

Ish-xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, në episodin e parë të podcastit "Flasim" me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama ka thënë se "s’do t’ia falja vetes, nëse medalja ime olimpike do të shkonte për një shtet tjetër e jo për Kosovën"

Trajnere e xhudos, Majlinda Kelmendi

Këtë të shtunë ka filluar episodi i parë i podcastit “Flasim” me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Një ndër të ftuarat në episodin e parë është dhe ish-xhudistja kosovare, tani trajnere e xhudos, Majlinda Kelmendi.

Në këtë podcast Kelmendi ka treguar se ka refuzuar oferta milionëshe nga shtetet e tjera, nga dëshira për ta përfaqësuar Kosovën.

“Unë jam një ndër ata sportistë që kam pasur oferta milionëshe prej shteteve tjera që t’i përfaqësoj, gjatë kohës kur më kanë ardhur ato oferta, familja ime ka qenë në situatë shumë të vështirë ekonomike dhe që nuk kam qenë shumë e sigurtë nëse vendimi është i duhur apo jo, që t’i refuzoj ato oferta”, ka thënë Kelmendi.

Ish-xhudistja ka thënë tutje se kjo ngjarje e bën të ndihet krenare dhe me trajnerin e tij, pasi ai kishte insistuar gjithmonë që të përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Ngjarja më bën të ndihem jashtëzakonisht krenare me veten dhe me trajnerin tim, sepse ka qenë ai që gjithë kohën ka insistuar që ne të mbesim në Kosovë dhe ta përfaqësojmë Kosovën në arenën ndërkombëtare”, është shprehur ajo.

Gjatë kësaj bisede ajo është shprehur tutje se nuk do t’ia falte vetës asnjëherë, nëse medalja e saj olimpike nuk do të shkonte për Kosovën.

“Nuk do t’ia falja asnjëherë vetës nëse medalja ime olimpike do të shkonte për një shtet tjetër e jo për Kosovën, e kam pasur ëndërr gjithmonë që medaljen olimpike për krejt shqiptarët të jem unë ajo që e sjell, dhe jam e lumtur që kjo ëndërr e imja është bërë realitet”, ka theksuar ndër të tjera Kelmendi, në episodin e parë të podcastit “Flasim”.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika