Këmbimoret në hall prej grabitësve, bëhen cak i tyre tre herë brenda tre muajsh

Hera e tretë brenda tre muajsh ishte tentim-grabitja e ditës së djeshme në rrugën e këmbimoreve në Tophane të Prishtinës. Pronaret e tyre po thonë se janë të shqetësuar nga kjo dukuri dhe janë të pakënaqur me ndëshkueshmërinë e institucioneve për grabitësit

Foto ilustruese

Kjo rrugë në Tophane të Prishtinës njihet për numrin e madh të këmbimoreve që gjenden aty.

Por kohëve të fundit vëmendjen po e merr për diçka tjetër, sepse  është bërë cak i grabitësve.

I fundit rast ndodhi të mërkurën ku një person tentoi të grabisë njërën nga to por përfundoi në duart e Policisë.

Ai ishte i armatosur e i maskuar, madje ka edhe shenja të gjuajtjes me armë zjarri pikërisht në këtë rrugë.

Por, sipas njërit nga pronaret  e një këmbimoreje, i cili preferoi të mbetet anonim kjo është hera e tretë që po ndodhë një gjë e tillë brenda tre muajve.

“Është trend shumë shqetësues përderisa brenda tre muajve grabitësit ndihen të lirë me bo sulmin në lokacionin e njëjtë e në mënyrën e njëjtë atëherë kjo për neve është sinjal shumë i rrezikshëm dhe i pasigurt, komplet komuniteti jo vetëm kompanitë që operojnë në këtë rajon”, ka thënë pronari i këmbimores.

Ndonëse pronaret e këtyre këmbimoreve janë mirënjohës për reagimet e Policisë së Kosovës, ata kanë kritika për një hallkë tjetër të drejtësisë.

“Jemi shumë të kënaqur me reagimin e policisë dje por ne prap besojmë që theksi kryesor duhet të vihet tek gjyqësia sepse këto raste nuk po tregojnë trend të rënies pikërisht se dënimet po janë të vogla”, ka thënë pronar i këmbimores.

Edhe njohësit e çështjeve të sigurisë po konsiderojnë se në këto raste duhen preventiva më serioze.

“Në shumicën e rasteve janë recidivist, këta persona duhet të vëzhgohën, nëse ka nevojë aq të rrezikshëm në 24 orë, në shtatë ditë të javës të marren masa taktike, operative, gjithmonë të organëve të rëndit në mënyrë që këto dukuri të parandalohen”, ka theksuar Arben Dashevci – Njohës i Sigurisë.

Në tentim grabitjen e ditës së mërkurë, Policia e Kosovës pos arrestimit të të dyshuarit ka sekuestruar edhe veturën e tij, si dhe një armë automatike, të tipit AK-47 me të cilën dyshohet se edhe shtiu gjatë grabitjes.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika