Këngëtari shqiptar ndalon aktivitetet e tij për shkaqe shëndetësore

Këngëtari shqiptar i njohur dhe në Itali, Ermal Meta ka njoftuar se ka ndaluar aktivitetet e tij muzikore dhe turneun e librit "Nesër dhe përgjithmonë" duke u kërkuar falje adhuruesve të muzikës së tij

Këngëtari shqiptar Ermal Meta

Gjendja jo e mirë shëndetësore ka bërë që artisti shqiptar Ermal Meta të mos i zhvillojë aktivitetet e tij muzikore.

Këngëtari Ermal Meta është i njohur edhe në Itali.

Ermal Meta nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar publikun e gjerë që fytyra e tij është duke u ënjtur vazhdimisht.

Njoftimi i këngëtarit shqiptar Ermal Meta në rrjetin e tij social Instagram

“Më duhet ta shoh dhe të zgjidh situatën. Pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës më janë fryrë prej disa ditësh. Por dje u zgjova më keq se zakonisht dhe sot në mëngjes njësoj”, tha artisti.

Radio e Italisë ka njoftuar se këngëtari Meta u ka kërkuar falje të gjithë adhuruesve të muzikës së tij.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, Ermal Meta  ka ndaluar edhe turneun për librin e tij “Nesër dhe përgjithmonë”.

Gjendja shëndetësore e këngëtarit Ermal Meta

 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika