Keqtrajtimi i fëmijës 5-vjeçar në Lipjan, KOMF: Institucionet kanë dështuar në mbrojtjen e fëmijëve, kërkohet hetim i plotë

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me rastin e rëndë të një fëmije 5-vjeçar nga Lipjan, i cili është dërguar në QKUK në gjendje kritike shëndetësore dhe psikologjike, pas dyshimeve për neglizhencë dhe keqtrajtim ekstrem nga prindërit.

Sipas KOMF-it, rasti është alarmues pasi familja kishte qenë e njohur për institucionet për katër vjet me radhë teksa vlerësojnë se ky rast evidencon dështimin e institucioneve në mbrojtjen e fëmijëve dhe ngrit shqetësime serioze për reagimin dhe funksionimin në kohë të mekanizmave institucionalë për mbrojtjen e tyre, njofton Dukagjini.

Tutje, KOMF-i kërkon një hetim të plotë institucional, duke përfshirë të gjithë zinxhirin e institucioneve të përfshira në rast, si dhe marrjen e masave të nevojshme në përputhje me të gjeturat, për të siguruar llogaridhënie dhe përgjegjësi institucionale.

Ky rast, sipas KOMF-it, ri konfirmon nevojën urgjente për reforma rrënjësore dhe investime të menjëhershme në sistemin e mbrojtjes sociale. Koalicioni kërkon fuqizimin e kapaciteteve përmes rritjes së numrit të punonjësve socialë dhe profileve të tjera profesionale në Qendrat për Punë Sociale, në mënyrë që asnjë rast të mos mbetet pa trajtimin e duhur.

“Sipas të dhënave të institucioneve, kjo familje ishte rast i njohur për institucionet prej katër vitesh. Ky rast, edhe një herë, shfaq dështimin e institucioneve në mbrojtjen e fëmijëve dhe ngrit shqetësime serioze për funksionimin dhe reagimin në kohë të mekanizmave institucionalë për mbrojtjen e tyre. Shteti ka obligim ligjor të jetë mburoja e parë e fëmijës kur familja dështon. KOMF kërkon hetim të plotë institucional, duke përfshirë hetimin e gjithë zinxhirit të institucioneve të përfshira në rast dhe marrjen e masave ë përputhje me të gjeturat, duke siguruar llogaridhënie dhe përgjegjësi institucionale. Ky rast ri konfirmon nevojën urgjente për reforma rrënjësore dhe investime të menjëhershme në sistemin e mbrojtjes sociale. KOMF kërkon fuqizimin e kapaciteteve përmes rritjes së numrit të punonjësve socialë dhe profileve të tjera profesionale në Qendrat për Punë Sociale, në mënyrë që asnjë rast të mos mbetet pa trajtimin e duhur” thuhet në njoftimin e KOMF-it.

Tutje, KOMF bën thirrje që çdo qytetar të mos qëndrojë indiferent dhe të raportojë menjëherë çdo dyshim për dhunë, neglizhencë apo keqtrajtim tek Policia e Kosovës ose tek Qendrat për Punë Sociale, duke theksuar se raportimi në kohë mund të bëhet kufiri i vetëm që ndan jetën nga vdekja për një fëmijë në rrezik.

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, nga një muaj paraburgim për prindërit e tij

Të fundit nga rubrika