“Këqyre punën tënde”, “mos u bo kaq injorant”: Eskalon debati mes Lecit dhe Statovcit

Liridon Leci dhe Faruk Statovci janë përplasur ashpër në emisionin 'Dueli Sportiv' në RTV Dukagjini

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ po diskutohet rreth situatës së fundit të futbollistit, Edon Zhegrova, te Kombëtarja e Kosovës.

Teksa, debat i ashpër është zhvilluar mes trajnerëve dhe analistëve, Liridon Leci dhe Faruk Statovci.

”Kush i paska thonë Zhegrovës nëse s’vjen me Izraelin, s’vjen me ato dyjat,” pyeti Leci.

“Thirre Zhegrovën, a e ki numrin vete,” u përgjigj Statovci.

Leci u kundërpërgjigj duke i kërkuar Statovcit të mos bëhet injorant.

“Mos u bo kaq injorant. Mos e ul nivelin e debatit palidhje,” tha ai.

Ndërsa, Statovci pretendoi që është nivel më i lartë se Leci.

”Ti pom kallxon për nivel të debatit a? Me qenë nivel me mu duhesh shkallë me kalu ti, në të gjitha aspektet. Rri këqyre punën tënde,” tha ai.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika