Kërcënim me armë në zyrat e KPMM-së, policia jep detaje

Të martën, në orën 15:20, një kërcënim me armë ka ndodhur në zyrat e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, ku Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin e dyshuar për veprën penale "Posedim i paautorizuar i armës" dhe "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm"

Një kërcënim me armë ka ndodhur në zyrat e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Kjo është konfirmuar për KALLXO.com nga kryeinspektori i këtij komisioni, Naim Sejdiu.

Sejdiu ka njoftuar se për rastin është kontaktuar edhe Policia e Kosovës, përderisa ka thënë se më vonë mund të japë më shumë detaje shtesë.

KALLXO.com ka arritur të sigurojë edhe një fotografi nga rasti.

Në këtë fotografi shihet një armë, e cila pretendohet se është përdorur për kërcënim.

Ndërsa, Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth këtij rasti në raportin e saj 24-orësh, ku ka njoftuar se ka arrestuar personin në fjalë.

Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti pasi ka ekspozuar një armë-pistoletë dhe ka kryer veprën e lartcekur. Njësitet policore në vendin e ngjarjes gjatë kontrollit te i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 8-fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje “, thuhet në njoftimin e PK-së.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika