Kërcënimet e Serbisë, Aliu: Përgatitja jonë e eviton luftën, ne jemi këtu siç kemi qenë përherë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se blerja e armatimit nga Serbia tregon përgatitjen e saj për përdorim ushtarak, dhe Kosova duhet të jetë e përgatitur për të evituar një luftë të mundshme.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se blerja e armatimit nga Serbia është një shenjë që tregon përgatitjen e saj për një përdorim të mundshëm ushtarak. Sipas tij, Kosova duhet të jetë e përgatitur për të evituar një luftë të mundshme që mund të ndodhë në të ardhmen.

Në dritën e deklaratave të kryeministrit Albin Kurti dhe kryekuvendarit Glauk Konjufca, të cilët kanë paralajmëruar rrezikun potencial nga një sulm serb, Aliu ka theksuar rëndësinë e vigjilencës dhe përgatitjes ushtarake.

“Për rrezikun nga Serbia nuk mund të jap përgjigje, sepse jam ministër i mjedisit, por mund të jap mendim që e kam nga përvoja politike. Nga Serbia gjithmonë kemi pasur një kërcënim dhe ai vazhdon të mbetet jo vetëm nga deklaratat që ata i kanë, por edhe për nga blerja e armatimit. Kur blen armatim, nuk e blen për të fotografuar, e blen për ta përdorur. Edhe ne jemi të vetëdijshëm që armatimi që Serbia e blen sot na kërcënon dhe duhet të jemi syçelë, të përgatitemi dhe të armatosemi edhe ne vetë. Përgatitja jonë e largon luftën.

Sa herë që nuk mendojmë që ajo nuk mund të vijë, do të jemi më të rrezikuar; sa herë që mendojmë që jemi të kërcënuar dhe punojmë në forcimin ushtarak, evitojmë mundësinë e luftës… Jemi këtu siç kemi qenë përherë”, ka thënë Aliu në një konferencë për media.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika