Kërcënohen me vrasje dy gazetar nga Plus TV në Viti, AGK-ja e vlerëson shumë serioz dhe të rrezikshëm situatën

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) reagon pas kërcënimit me vrasje të dy gazetarëve nga Plus TV në Viti. AGK fton Policinë e Kosovës të ofrojë siguri për komunitetin e gazetarëve

AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK), ka reaguar pas kërcënimit me vrasje të dy gazetarëve nga Plus TV në Viti, duke e ftuar Policinë e Kosovës që të ofrojë siguri për komunitetin e gazetarëve.

“AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës të kujdeset për sigurinë e gazetarëve dhe stafit tjetër të televizionit dhe të punojë intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e personit përgjegjës për kërcënimin”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Tutje ajo ka ngritur shqetësimin se kjo situatë është e rrezikshme.

“AGK-ja, e vlerëson shumë serioz dhe të rrezikshëm kërcënimin dhe e dënon në termat më të fortë”, ka përfunduar AGK-ja.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika