Kërkesa e Costas për deeskalim për heqjen e masave, “në shpërputhje me zhvillimet”

Deklarata e presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, se për heqjen e masave duhet të ndodhë deeskalimi në veri, një vit pas raportit që konstaton shtensionimin dhe përmbushjen e kërkesave nga Kosova, vlerësohet në shpërputhje me zhvillimet. Por, heqja e masave vlerësohet e vështirë për shkak të mënyrës se si BE-ja i merr vendimet

Gati një vit raporti dhe rekomandimi i ish-Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për heqjen e masave ndaj Kosovës, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se paraprakisht duhet të ndodhë deeskalimi në veri.

Costas publikisht i replikoi presidentja Vjosa Osmani, e cila përmendi raportin e Borrell, marrëveshjen e Bratislavës dhe përmbushjen e obligimeve nga Kosova, përfshirë referendumin për zgjedhje të reja në katër komunat në veri.

Krahas atyre që përmendi presidentja, në vlerësimin e profesorit Dritëro Arifi deklarata e presidentit të Këshillit Evropian, i cili mori detyrën në dhjetor 2024, ka shpërputhje me zhvillimet.

“Po ashtu, edhe Parlamenti Evropian e vërteton që Kosovës duhet t’i hiqen masat sepse janë jo të justifikueshme në mënyrën se si janë vendosur. Pra, ka një mori gjërash që kanë ndodhur, që kryetari i Këshillit Evropian nuk i përmendi apo nuk deshi t’i përmend ose nuk ka pasur direktivë më të qartë nga vendet anëtare. Sido që të jetë ishte një takim shumë i zbehtë edhe pse niveli i përfaqësimit ishte shumë i lartë”, ka thënë Dritëro Arifi, Profesor.

Pasi tha se Kosova do të duhej të tregonte më shumë kujdes para se të futej nën masa, opinionisti Bekim Kabashi tha se fragmentimi brenda bllokut 27-anëtarësh e vështirëson situatën – që tha se është e ngjashme me atë me demarkacionin dhe liberalizimin e vizave.

“Dalja prej tyre është mendoj që është shumë e vështirë për arsye se vendim-marrja në Bashkmin Evropian është konsensuale, do të thotë duhet të pajtohen të gjitha shtetet. Ne e dimë se çfarë qëndrimi kanë disa shtete në raport me Kosovën, e disa shtete edhe në raport me Serbinë – që mund të ketë ndikim në vendim-marrjen e Bashkimit Evropian. Kështu un e shohë shumë vështirë heqjen e masave, madje nuk përjashtohet mundësia që dërgimi i draft-statutit të asociacionit në Gjykatën Kushtetuese të jetë kushti i fundit për heqjen e masave”, ka thënë Bekim Kabashi, Opinionist / Drejtor në gazetën online “Reporteri”.

Në Qershor bëhen dy vjet prej kur Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës, si pasojë e zhvillimeve që lidheshin me vendosjen e kryetarëve të zgjedhur me numër të ulët votash në objektet komunale komunat me shumicë serbe në veri.

Ndërkaq, po në Qershor bëhet një vit prej kur ish-Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borrell, paraqiti raportin vlerësues, që rekomandon heqjen atyre së ai i quante “sanksione” ndaj Kosovës.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika