Kërkesat e opozitës për Policinë, Dugolli i VV-së i quan “jo serioze e populiste”

Dugolli i VV-së ka kritikuar opozitën se kërkesat e tyre për Policinë janë "jo serioze dhe populiste"

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli

Gjatë ditës së premte Lëvizja Vetëvendosje ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës, ku pritej të shqyrtohet peticioni i Sindikatës së Policisë së Kosovë, gjithashtu VV-ja ka bojkotuar punimet e Kuvendit gjatë të enjtes në të cilën u diskutua për propozim-rezolutën për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

E për këtë deputeti i VV-së, Enver Dugolli, ka thënë se kërkesat e opozitës për Policinë janë “jo serioze dhe populiste”, duke theksuar se Qeveria është duke u marrë me të gjitha shqetësimet ngritën .

Dugoli ka kritikuar opozitën se janë “pozicionuar gabimisht” duke bllokuar marrëveshjet ndërkombëtare.

“Kjo çështje e kuorumit, paraprakisht kisha me thënë kërkesa të opozitës ka kaur në diçka jo serioze për shkak se është e pakuptim të kërkohet përgjigje e të synohet një zgjidhje kur vetë ata nuk janë serioz e nuk u përgjigjen edhe nevojave bazike të elektoratit që i kanë dërguar në Kuvend. Janë pozicionuar krejtësisht apo asnjë arsye bllokojnë marrëveshjet ndërkombëtare…   Edhe peticioni është në vazhdën e kësaj valles qa opozita po mundohet të fryje, një populizëm i skajshëm, po mundohet të mblidhen votat… është iniciativa fallto që po ngritët ndaj Policisë. Qeveria po merret me të gjitha shqetësimet që po ngritën, jo është vetëm një shou”, ka thënë Dugoli në “FIVE”

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika